MPB ka publikuar fotografitë e drogës së konfiskuar gjatë aksionit në Haraçinë. Zedhenesi i MPB-së Toni Angelovski konfirmoi se bëhet fjalë për drogën e vjedhur në Josifovë të Vallandovës. Angellovski tha se në këtë rast dyshohen 6 persona, kurse disa prej tyre janë arrestuar, pa saktësuar numrin e personave të arrestuar.