Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,84% në raport me vendimin e datës 19.12.2022.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,360 den/kg dhe do të jetë 40,593 den/kg.
Nga data 27.12.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 79,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 80,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 78,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 40,593 (denarë/kilogram)
Comments are closed for this post.