Protestat e organizuara në Beograd janë të paguara nga Perëndimi. Ky ka qenë reagimi i parë i presidentit serb Aleksandër Vuçiç pasi dhjetëra mijëra vetë u mblodhën të dielën në sheshin qendror te kryeqytetit serb, me thirrje kundër tij dhe qeverise.

Pas kësaj akuze, presidenti serb pranoj një nga kërkesat e protestuesve, duke deklaruar se do te publikoj dokumentacionin ne lidhje me punën e rinovimit ne stacionin e trenit ne Novi Sad, gjithsesi ai u shfaq plot vetëbesim teksa përuroi të dielën një pjese të një autostrade të sapondërtuar në Serbinë Qendrore.

Ishte pikërisht shembja e çatise se stacionit hekurudhor në qytetin verior te Novi Sad ne fillim të nëntorit, që la te vdekur 15 persona. Një pjesë e madhe e opinionit publik dhe protestuesit, fajësojnë për fatkeqësinë korrupsionin e përhapur në qeverinë Vuçiç dhe punimet e dobëta në ndërtesën e stacionit hekurudhor, që u rinovua dy herë në vitet e fundit.

Deri tani autoritetet kanë arrestuar 13 persona për ngjarjen në Novi Sad, përfshirë ish ministrin e Ndërtimit, transportit dhe Infrastrukturës, që u la më pas i lirë, dukë shtuar mosbesimin e publikut rreth procesit të hetimeve.

Protestat e javëve të fundit e kanë sfiduar pushtetin e Presidentit Vuçiç, kundërshtarët e të cilit e akuzojnë për sundim gjithnjë e më autokratik, teksa artikulojnë edhe kërkesen për një qeveri teknike.

Ndërkohë, mësimet në universitetet në të gjithë Serbinë janë pezulluar prej javësh me studentët që po qëndrojnë brenda godinave të fakulteteve, apo duke u organizuar ne bllokime ditore te qarkullimit te makinave.