Protesta dhe greva paralajmëroi Sindikata e Ministrisë së Financave pranë AOJSHQ-së, nëse nuk nënshkruhet marrëveshja kolektive. Kjo u tha në konferencën e sotme për media të Sindikatës së AOJSHQ-së.
“Kërkojmë kthimin e shtesës 30 për qind të pagës që u anulua nga Gjykata Kushtetuese. I japim afat ministrit që ta nënshkruajë deri në shpalljen e zgjedhjeve, nëse nuk e nënshkruan do të vazhdojmë pas zgjedhjeve me protesta dhe greva dhe Ministria e Financave nuk do të funksionojë. Nuk do të kryhen shpronësime për Behtel dhe Enka dhe nuk do të paguhen pagat për të gjithë administratën publike dhe shtetërore”, tha Daniel Mihajlovski, kryetar i Organizatës Sindikale të Ministrisë së Financave pranë AOJSHQ-së.
Ai shtoi se kërkojnë barazi në vlerësimin e punës, theksoi se me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive përfundimisht do të zgjidhet problemi me pagat.
Bojan Tripunoski, sekretar i përgjithshëm i sindikatës së AOJSHQ-së, përkujtoi se kërkojnë zgjidhje të problemeve me të cilat përballen të punësuarit në Ministrinë e Financave, Drejtorisë për Çështje Pronësore- Juridike dhe Byrosë për Furnizime Publike.
“Vendosëm që sot para jush dhe para syve të publikut ministrit t’i dorëzojmë marrëveshjen kolektive dhe t’i bëjmë thirrje që ta nënshkruajë më së voni deri të hënën 12.02.2024”, tha Tripunoski.
Nënshkrimi, theksoi, është zgjidhja e vetme e drejtë, me të cilën të gjithë të punësuarit do të mund të marrin rritje të pagave të tyre. Kjo, nënvizoi, përfaqëson zgjidhje të thjeshtë, sepse mjetet për pagesë të shtesës janë siguruar dhe gjenden në llogarinë e Ministrisë së Financave.
Pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi dispozitën nga neni 66 paragrafi 3 nga Ligji për buxhetet, shtoi ai, në këtë moment, theksoi, nuk ekziston pengesë për lidhjen e kësaj marrëveshje kolektive
Comments are closed for this post.