Propozimi për plotësim të Rregullores për punë të Kuvendit, që parasheh deputetët të mund të punojnë online, është vendosur në rend dite për seancën e ditës së sotme.
Por një gjë e tillë tani për tani mbetet pikëpyetje, pasi duhen 61 vota, ndërsa një pjese e deputetëve janë në izolim ose të infektuar me Kovid-19. E opozita vazhdon ta kundërshton këtë propozim
Koordinatorët e grupeve parlamentare të partive opozitare nuk morën pjesë në takimin e rregullt me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, të mbajtur ditën e hënë.
Propozimi për ndryshime në Rregullore parasheh që nëse një deputet paraqet rrezik për deputetët tjerë atëherë ai duhet të informojë Kryetarin e Kuvendit se do të punojë online. Për këtë, deputeti duhet të paraqesë dokument që konfirmon se ai nuk mund të marrë pjesë personalisht në seanca.
Sidoqoftë, Kuvendi do të jetë i detyruar t’i sigurojë deputetit një kompjuter dhe pajisjet e nevojshme për të monitoruar seancat online.
Comments are closed for this post.