Propozimi francez për zgjidhjen e kontestit mes Sofjes dhe Shkupit nesër është pikë në rendin e ditës së Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Bullgarisë.
Në takim, do të prezantohet mendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për draft-procesverbalin e takimit të përbashkët sipas nenit 12 të Marrëveshjes me Republikën e Maqedonisë nga viti 2017 dhe pakoja e dokumenteve të Presidencës së BE-së, pra propozimi francez me procesin e zgjerimit.
Në të njëjtën kohë, MPJ bullgare informoi për mediat vendase se në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së që u mbajt dje në Luksemburg nuk është ngritur fare çështja për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE.
Ministrat e Jashtëm evropianë diskutuan agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke u fokusuar në sigurinë ushqimore, marrëdhëniet e BE-së me Egjiptin, situatën në Afrikën e Jugut dhe veçanërisht në Etiopi.
Këshilli ka diskutuar me theks të veçantë vetëm situatën ushtarake në Ukrainë dhe ndërprerjet në furnizimin e rregullt me grurë dhe ushqime të tjera nga vendi, gjë që kërcënon drejtpërdrejt sigurinë ushqimore globalisht.
Comments are closed for this post.