Prokuroria Themelore Publike- Shkup deri te gjykata kompetente ka dorëzuar propozime për gjoba prej 2.000 euro kundër 30 personave për mosrespektim të orës policore.

“Të akuzuarit nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kohës së orës policore janë hasur se si lëvizin në lokacione të ndryshme në qytet”, qëndron në kumtesën e PTHP-së.

Për të gjithë ata, prokurori kompetent ka propozuar dënime prej 100 gjobave ditore që ajo të përcaktohet nga 20 euro në kundërvlerë denari.

Të gjithë personat dyshohen për vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë nga neni 206, paragrafi 1 të Kodit penal.