Komisioni kuvendor për kulturë sot në seancë duhet të debatojë për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase, në lexim të dytë. Propozues i ligjit është Ministria e Kulturës, ndërsa qëllimi është ngritja e kulturës gjuhësore, kultivimi dhe mbrojtja e gjuhës standarde maqedonase dhe alfabeti i saj kirilik, afirmimi i përdorimit nga kujdesi i rritur shoqëror dhe individual për përdorim të drejtë në komunikimin publik dhe zyrtar, respektimi dhe avancimi i standardit jetësor dhe organizimi i aktiviteteve në atë drejtim.
Me ligjin e ri, sipas propozuesit, do të zgjerohen sferat në të cilat në mënyrë të detyrueshme përdoren gjuha standarde maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Do të zgjerohet përfshirja e lekturimit të detyrueshëm të teksteve të cilat publikohen: aktet e përgjithshme dhe individuale të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe të njësive të vetëqeverisjes lokale, dokumentet zyrtare dhe tekstet e këtyre organeve, por edhe të institucioneve publike dhe institucioneve nga sfera e kulturës, arsimit dhe shkencës.
“Me Propozim-ligjin do të jepet bazë juridike për miratimin e strategjisë kombëtare për gjuhën maqedonase. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të shpallë konkurse për bursa për kuadrin për mësimin e gjuhës maqedonase. Si edhe deri më tani – edhe me këtë ligj kontrolli i njohurive të nevojshme profesionale për lekturim do të bëhet përmes dhënies së provimit për marrjen e licencës së lektorit. Për kryerje të mbikëqyrjes inspektuese mbi zbatimin e ligjit propozohet themelimi i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhës Standarde Maqedonase, organ në përbërje të Ministrisë së Kulturës në cilësinë e personit judirik”, bëhet e ditur në Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase.
Në kuadër të seancës së sotme të 10-të, para anëtarëve të Komisionit për Kulturë për shqyrtim janë edhe aktivitetet për përgatitje të propozim – programit për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personalitete të shquara për vitin 2024.
Comments are closed for this post.