Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski në emisionin e sotëm Daily Click në TV21 përsëri e hapi çështjen për, siç thotë, krimin epik në TEC Manastir. Ai në periudhën e kaluar pohonte se udhëheqësia e kompanisë para se të ndryshohen kanë shpallur dhjetëra tenderë me çmime shumë të larta.
“Tashmë po mblidhet material i vëllimshëm që duhet të dëshmojë keqpërdorimet në sektorin energjetik. Më besoni, atje ka krim epik. Ja le të jenë qytetarët të vëmendshëm rreth temave që do të hapen periudhën e ardhshme, për qymyrin, për furnizimin e qymyrit, për atë pse makanizmi që është blerë nuk është vendosur në funksion edhe pse kanë qenë aktiv persona të tretë, vetëm le të kenë durim, le t’i dëgjojnë temat, nga afër të jenë të vëmendshëm dhe le të dëgjojnë shumat që janë shpenzuar”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
Për akuzat e këtilla nga Stojanovski, përgjigje kërkuam nga Prokuroria publike nëse është hapur procedurë për rastin me TEC Manastir. Prej atje u përgjigjën se tashmë po ka procedurë parahetimore.
“Informacionet për të cilat interesoheni po hetohen në suazë të procedurës parahetimore që nuk është formuar në bazë të akuzave nga partia politike, por në bazë të njohurive të mëparshme nga raportet e revizionit dhe organeve kompetente shtetërore. Parahetimi është në proces të përsipër dhe janë duke u ndërmarrë veprime, megjithatë prokuroria nuk ka mundësi që të ndajë detaje në këtë fazë të procedurës”, thonë nga Prokuroria Publike.
Përndryshe Enti Shtetëror për Revizion që në korrik të këtij viti e publikoi raportin për blerjet në TEC Manastir.
“Komisioni për blerje publike nuk ka bërë evaluim të ofertave në pajtim me kushtet dhe kriteret e dhëna në dokumentacionin e tenderit në procedurat për angazhimin e shërbimeve për mekanizma ndihmës për nevojat e operativës së minierave TEC Manastir, zbatuar si procedurë të hapur, përkatësisht ka hedhur poshtë oferta të operatorëve ekonomikë edhe pse ishin në pajtueshmëri me kushtet e dokumentacionit të tenderit”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.
Comments are closed for this post.