Prokuroria e Shkupit po i verifikon pohimet e kolegëve të tyre nga Prokuroria Speciale Publike se nëse tre mjekët kanë dhënë vërtetime të rrejshme mjekësore për të akuzuarit e rasteve të PSP-së, njofton “Makfaks”.

Nga Prokuroria Themelore Publike Shkup thonë se lënda është marrë në përpunim. Prokuroria, pas analizave të pohimeve të PSP-së, duhet të vendos se a ka elemente për vepër penale në falsifikimin e dokumenteve zyrtare.

PTHP deri në fund të 2018 ka hapur procedurë parahetimore për këtë rast, ku më herët raporti i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka konstatuar lëshime gjatë kontrollimit të vërtetimeve mjekësore.

Me kërkesë të PSP. Inspektorati vitin e kaluar ka bërë disa kontrolle dhe ka konfirmuar se dokumentacioni medicinal për sëmundjet e Gordana Jankulloskës, Gjoko Poposkit dhe Milan Andonovski kanë pasur një numër të madh lëshimesh.