Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në hapjen e Forumit të 12-të botëror në Baku me titull “Rihetimi i rendit botëror: Kthimi i sfidave në mundësi”.
Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim edhe në panelin “Pakti për të ardhmen e Kombeve të Bashkuara: Ndërtimi i një konsensusi të ri global”. Në forum do të debatohet gjithashtu edhe në panelet mbi temat: “Ndryshimet gjeopolitike: Partneritete të përgjegjshme kundrejt rivalitetit” dhe “Rimendimi i multilateralizmit për një botë shumëpolare”.
Pritet të marrin pjesë rreth 400 pjesëmarrës – presidentë aktualë dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.
Forumi organizohet nga Qendra ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”, ndërsa në mesin e folësve në hapje janë paralajmëruar presidentët e Azerbajxhanit, Ilham Aliev dhe të Shqipërisë, Bajram Begaj, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, sekretari i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus.
Presidentja Gordana Siljanovska Dvakova, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Azerbajxhan, gjatë dy ditëve të fundit është takuar me nikoqirin e saj Ilham Aliev, me kryetaren e Asamblesë kombëtare Sahiba Gafarova, si dhe me kryeministrin Ali Asadov. Në takim është inicuar nënshkrimi i një deklarate për partneritet strategjik dhe bashkëpunim që do të shndërrohet në një marrëveshje me fokus energjinë dhe ekonominë.
Comments are closed for this post.