Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen sot në Bruksel ka shpallur detyrat të cilat ajo i ka caktuar ekipit të saj prej 27 komesarëve, midis të cilëve edhe ish-ministri i drejtësisë hungarez, Laslo Troshanji, i cili është emëruar komesar i ri për fqinjësi dhe zgjerim. Ai vjen pas Johanes Hanit, i cili tashmë do të ushtron detyrë të re atë të buxhetit dhe administratës.
Për zëvendës të saj Fon der Lajen i ka emrëuar Vildis Domborovki, Frans Timermans, Margaret Feshtager dhe Vera Jurova.
Fonr der Lajen ka njoftuar se Komisioni i saj do të jetë fleksibil, dhe do të ndërtohet në vazhdimësi, e përkushtuar drejt Evropës dhe evropianëve.
Comments are closed for this post.