Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, të premten dhe të shtunën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.
Pahor do të realizojë takim me kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend.
Tema kryesore në këto takime do të jenë progresi i Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane, nisja e negociatave për anëtarësim në BE, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoninë e Veriut, presidenti slloven do të jetë i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë Zdravko Poçivallshek dhe ai i Mbrojtjes, Matej Tonin.
Comments are closed for this post.