Presidenti Stevo Pendarovski, sot i priti përfaqësuesit e Odës së Pavarur Hotelerike, e cila në vete bashkon 67 subjekte hotelierike nga shteti.
Në takim, siç kumtoi kabineti i presidentit Pendarovski, përfaqësuesit e OPH-së i prezantuan sfidat me të cilat sektori hotelierik përballet me punën në kushte të pandemisë së KOVID-19, si dhe përfshirja e tyre në drejtim të krijimit, propozimit dhe realizimit të masave dhe aktiviteteve me qëllim të ballafaqimit me pasojat e pandemisë.
Duke i treguar gjendjet aktuale në sektorin hotelerik, përfaqësuesit e OPH-së para presidentit Pendarovski i prezantuan vlerësimet se të ardhurat në këtë industri këtë vit do të zvogëlohen për dy të tretat në krahasim me vitin paraprak.
“Përfaqësuesit e OPH-së e informuan presidentin Pendarovski për planet e organizimit të konferencës rajonale të hotelierisë nga Ballkani, kah fundi i shtatorit në Shkup, në të cilën është parashikuar të bisedohet për mënyrat dhe mundësitë e funksionimit të industrisë hotelerike në vigjilje të valës së dytë të pandemisë, e cila sipas tyre është njëra nga rajonet më të goditura nga fillimi i krizës”, citohet në kumtesë.
Presidenti Pendarovski, siç shtohet në kumtesë, shprehu pritje për gjetjen e mënyrave dhe modalitetet për përparim të punës së subjekteve të prekura në këtë sektor, përmes respektimit të rreptë të protokolleve shëndetësore.
Comments are closed for this post.