Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, e ka hedhur ‘’në kosh të plehrave’’, letrën që Presidenti amerikan Donald Trump ia dërgoi atij më 9 teror ku i referohej zhvillimeve të fundit rreth konfliktit për Sirinë.
Kështu ka bërë të ditur BBC se i është thënë nga burime të saj brenda presidencës turke, njofton Klan Kosova.
”Si përgjigje, burimet presidenciale turke thanë: “Presidenti Erdogan e pranoi letrën, e hodhi poshtë plotësisht dhe e futi në kosh”.
Në ditën kur u mor letra, Turqia nisi një ofensivë ndërkufitare kundër forcave të drejtuara nga kurdët.
Në të presidenti amerikan Donald Trump i drejtohej atij turk Recep Tayyip Erdogan me fjalët ”Mos e bëj të fortin. Mos u bëj budalla!.
Comments are closed for this post.