Sekretarja shtetërore portugeze përgjegjëse për BE-në, Ana Paulla Zakariash ka porositur se vendi i saj që kryeson me BE-në deri më 1 korrik të këtij viti, shpreson se do të zhbllokohet kontesti me Sofjen dhe do të mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.
Zakariash për AIM, ka porositur se zgjerimi i BE-së është prioritet për presidencën portugeze që ka filluar më 1 janar dhe zgjat deri më 30 qershor këtë vit.
Ajo ka shtuar se në vijim janë kontaktet me dy palët- Shkupin dhe Sofjen për gjetjen e zgjidhjes së kontestit dypalësh që e bllokon hapjen e negociatave me BE-në.
“Kemi filluar me kontakte politike me Bullgarinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut që të arrijmë të gjejmë rrugë në hapjen e procesit dhe gjatë kohës së kryesimit tonë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe më Shqipërinë”, ka deklaruar dje Zakariash në Bruksel.
Sekretarja shtetërore portugeze ka shtuar se në këtë moment nevojiten bisedime politike shtesë mes dy palëve dhe ka bindur se Lisbona do ta bëjë atë në frymën e besimit.
Comments are closed for this post.