Sipas një studimi, politikanët përballen me një rrezik më të lartë të problemeve mentale, se sa njerëzit e tjerë, shkruan Dailymail.

Sipas një studimi të bërë në Britaninë e Madhe, klasa politike janë 26% më të rrezikuar nga depresioni kronik, ankthi dhe situata të tjera stresuese. Ekspertët këto çrregullime tek politikanët i kanë lidhur me punën e tyre stresuese, agjendën e ngjeshur, pasigurinë në punë dhe bulizmin përmes rrjeteve sociale.

Në pyetësorin që iu ishte bërë një grupi të ministrave në Britanisë se Madhe, 26% prej tyre ishin përgjigjur se përballeshin me mungesë të koncentrimit, pagjumësi, ndjenjë të fajit dhe frikë konstante. Gjithashtu shumica e tyre kishin deklaruar se nuk bënin aktivitete fizike apo aktivitete të tjera që do t’i ndihmonin ne zvogëlimin e këtyre problemeve.

“Ne nuk duhet të harrojmë se edhe politikanët janë njerëz dhe për shkak të punës së tyre të vështirë, përballen më çrregullime dhe probleme mentale”, tha Nicole Vortruba, hulumtuese në Institutin Psikiatrik të Britanisë së Madhe.

Studimet e ardhëshme duhet të fokusohen në metodat e përballimit të këtyre çrregullimeve nga politikanët, dhe identifikimin e faktorëve që e rrisin rrezikun për çrregullime të tilla.,