Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga ora 14:00 deri në ora 20:0 policia ka zbatuar aksion për dënimin të shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë.
Gjatë aksionit, janë dënuar 67 shoferë në autostradën Shkup – Veles.
Nga policia shtojnë se me shpejtësi mbi 50 kilometra mbi shpejtësinë e lejuar janë dënuar 28 shoferë, ndërsa dy të tjerë kanë qenë me mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar.
“Aksionet vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të ketë më shumë siguri në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Comments are closed for this post.