Një djalosh 20 vjeçar ka ndërruar jetë nga plagët e marra në aksident të armatosur në hyrje të fshatit Shishevë të Sarajit, ku i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër.

 

Siç njoftoi MPB, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate. Policia është njoftuar se në Spitalin klinik “Sistina” S.T. nga fshati Shishevë ka sjellur me lëndime personat A.A. (20) dhe G.A. (36) të dy nga fshati Shishevë.
“Ata tre kanë lëvizur me veturë BMW, kurse para tyre ka lëvizur një veturë Mercedes, e drejtuar nga E.Sh. me të cilën kanë pasur zenka më parë.
Në hyrje te fshatit Shishevë Mercedesi është ndalur në rrugë, kurse pas tij është ndalur edhe BMW-ja. E.SH. dhe G.A. kanë dalur nga vetura dhe kanë filluar zënkë, e pastaj E.SH. me revole ka shtënë në drejtim të G.A., e më pas drejt A.A. S.T. i ka transferuar A.A. dhe G.A., ku A.A. ka ndërruar jetë”, njoftojnë nga MPB.
Po ndërrmerren masa për zbardhje të rastit.