Dje, nëpunës policorë nga Sektori për krim dhe Sektori për tregti të paligjshme të drogës në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendshme Shkup rreth orës 21.30, me leje paraprake nga gjykata Themelore Shkup kanë kryer bastisje në një banesë në qendër të Shkupit në pronësi të një personi juridik.
Gjatë bastisjes janë kapur 13 persona të cilët kanë marrë pjesë në një festë ditëlindjeje, prej të cilëve më i riu është 21 vjeçar dhe më i vjetri 31 vjeç. Gjatë bastisjes janë gjetur paketa me kokainë, marihuanë, ekstazë, amfetaminë, vaj hashashi dhe lloje të tjera të drogave.
Janë arrestuar personat me iniciale M.K(22), V.A(28), M.I(28), S.G(23), R.J(22), R.V(31), G.A(23), N.K(22), P.G(27), M.I(21), N.SH(23), T.P (22) DHE V.M(23).
Nga MPB thonë se një pjesë e tyre janë kapur duke konsumuar lëndë narkotike dhe se kundër këtyre personave do të ngritet parashtresë adekuate deri tek prokuroria kompetente.
Comments are closed for this post.