Ministria e Bunëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me rastin që ka ndodhur dje në Bulevardin Video Smilevski – Bato në periferi të Shkupit, respektivisht në Lisiçe të re, ku dy fëmijë, vëlla dhe motër të moshës 7 dhe 4 vjeçe ishin mbyllur në makinë.
“Më 28.08.2019 rreth orës 21:50 në SPB-Shkup është raportuar se dy fëmijë janë mbyllur në parkingun në bulevardin “Vidoe Smilevski-Bato” në një makinë të tipit “Alfa” me targa të Shkupit. Policët ndërhynë menjëherë dhe fëmijët u nxorrën nga automjeti dhe u transportuan në Klinikën “Nënë Tereza” me automjetin e urgjencës mjekësore. Pas masave të marra nga policia, janë gjetur prindërit e fëmijëve T.T. (44) dhe M.N. (35). Është njoftuar prokurori publik ndërsa po punohet për zbardhjen e rastit.”, njoftojnë nga MPB.
Comments are closed for this post.