Vetëm ata që kanë vuajtur nga dashuria, e dinë sa e fortë është dhimbja në ato momente. Por pse vuajmë kaq shumë? Shkenca ka hetuar atë që ndodh në trupin tonë dhe ka zbuluar disa nga mekanizmat që nxiten kur jeta jonë sentimentale shkon keq: trishtimi që rrjedh prej saj është vendosur në shtresat më të thella të trurit tonë.

Nuk e njohim më veten – Papritmas ndihemi të ndryshuar në thellësi. Ne bëhemi të zymtë, kemi ankth, biem në depresion ose histerik dhe të zemëruar. Përballemi me një gjendje shpirtërore që “nuk na përket ne” si zemërimi, dëshira për hakmarrje, rënia e vetëbesimit; ne ndiejmë dëshirën për të torturuar ish-in tonë me mesazhe dhe telefonata ose jemi të shtyrë për ta mbuluar atë me helm në rrjetet sociale. Në të vërtetë, nuk jemi më të njëjtët si më parë, prandaj është e rëndësishme që t’i tejkalojmë ndjesitë tona.

Ndërkohë truri punon – Çfarë ndodh në trurin tonë kur vuajmë nga dashuria? E kanë studiuar këtë dy shkencëtarë amerikanë, psikologu dhe antropologu Helen Fisher dhe neurologu Lucy Broën. Duke iu nënshtruar rezonancës funksionale magnetike, një grup prej 15 vullnetarësh rreth 20 vjeç, te të gjithë që ktheheshin nga fundi i një marrëdhënie sentimentale të zgjatur mbi 20 muaj, shkencëtarët kanë vërejtur një aktivitet më të madh në VTA, në zonën tegmentale ventral, një zonë e trurit në të cilën qëndrojnë emocionet që lidhen me rënien në dashuri dhe kënaqësi seksuale, por gjithashtu përgjegjëse për ndjenjën e kënaqësisë që ndihet kur shuani urinë, etjen ose kur lini drogën. Hipoteza e Fisher-it është se në origjinën e “dashurisë romantike” ka një ndjenjë të “varësisë së thellë” të theksuar nga aktiviteti i këtyre rajoneve të trurit. Shkurtimisht, dashuria do të shkaktonte mekanizma të ngjashëm me ato të një droge dhe kjo do të shpjegonte pse dashuria është aq e vështirë për t’u kontrolluar dhe pse se gjeneron një ndjenjë frustrimi kaq intensive kur marrëdhënia ndërpritet.

Vuajmë edhe në trup – Pakënaqësia e dashurisë nuk përfshin vetëm trurin dhe shpirtin, por gjithashtu vepron në trup në një mënyrë të rëndësishme. Vuajtja e dashurisë, në fakt, manifestohet përmes dhimbjes fizike, me një seri ndjesish tipike: ndjenja e të pasurit e një zemre të plagosur ose në qendër të gjoksit, dhimbjes së stomakut, pagjumësisë, ankthit, mungesës së ndjenjës, ndjenjës së boshllëkut dhe më shumë.

Si të kuroni dhimbjen e dashurisë – Duke pasur parasysh se dhimbja e dashurisë shkaktohet nga nivele të larta të hormoneve të stresit dhe nivele të ulëta të mirëqenies, para së gjithash dopamin, një mënyrë efektive për të provuar lehtësimin është të angazhohen në aktivitete që mund të korrigjojnë këtë mungesë ekuilibri biokimike. Arma më e efektshme është që të angazhoheni në aktivitete fizike aerobike, të cilat stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe endorfineve, uljen e kortizolit dhe dhënien e ndihmës ndaj çrregullimeve fizike.