Që artin shqiptar e ka përfshirë një valë kaotike dhe këngëtarët sot po priren drejt projekteve që zgjasin pak në kohë por janë fitimprurëse, kjo tashmë dihet.

E thënë ndryshe, tregu është pushtuar nga artistë komerçialë të cilët mbushin kanalet në rrjete sociale me këngë të cilat zor se kanë ndonjë mesazh me vlerë për të përcjellë shkruan Albeu.com.

Përkundrazi duket sikur mesazhet që dërgohen janë të përcipta dhe aspak edukuese, ndryshe nga një prej roleve kryesore të asaj që quhet art.

Nëse do të hedhim një sy në videot që qarkullojnë online nga koncertet e artisteve tona, do të vëmë re dy gjëra: Playback dhe b*thë.

Që nga Dafina Zeqiri, Melinda Ademi, Tayna, fjolla Morina dhe madje edhe Elvana Gjata e cila për një kohë të gjatë mbajti një profil serioz por nuk ia doli të mos infektohej nga mania e mbajtjes së audiencës me twerk, vajzat ndezin skenën me lëvizjet provokuese dhe veshjet që i lënë pak vend imagjinatës.

Nëse ju kanë humbur, mund t’i shihni në videot që shoqërojnë këtë lajm sepse aktualisht arti i vërtetë është fshehur në video me publikime që zor se arrijnë në News Feedin .