Një 76-vjeçar nga Puglia në Itali ka ndërruar jetë ndërsa po kryente marrëdhënie seksuale me një prostitutë.

Ngjarja është regjistruar më 1 maj në komunën e Terlizzit në Bari. I moshuari po kryente marrëdhënie me prostitutën, nëpër fushat e Soveretos.

Ai është gjetur pa jetën me pantallona gjysmë të ulura, jashtë makinës së tij. I moshuari vuante prej kohësh nga problemet kardiovaskulare.

Pavarësisht masazhit kardiak nga infermierët e ndihmës së shpejtë, i moshuari ndërroi jetë. Mediat italiane shkruajnë se prostituta i ka kërkuar 30 euro karabinierëve për shërbimin.

Ky është rasti i dytë këtë vit i këtij lloji, pasi në janar një 85 vjeçar ndërroi jetë në Pescara, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë.