Kjo recetë u përgatit nga Gatimet e shtëpisë time

Me përbërës që i kemi të gjithë në shtëpi mund të përgatisim gatime të shijshme për të gjithë, ashtu sikur janë edhe këto pite të mbushura me djathë të bardhë, specë të kuq e jeshilë dhe majdanoz.

PËRBËRËSIT: 230 g djath të bardhë, 2 speca të kuq + 1 spec jeshil, 1 tufë majdanoz, piper, rigon, hudhër pluhur, 500 g miell, 150 ml qumësht i ngrohtë, 150 gkos shtëpie, 1 vezë,  vaj ulliri, 2 lugë gjelle sheqer, 1 lugë çaji plot kripë dhe maja birre.

PËRGATITJA: Zemë brumin e piteve duke përzier qumështin e ngrohtë me kosin, majanë, sheqerin, vajin e ullirit dhe vezën. I shtojmë masës së lëngshme edhe miellin pjesë -pjesë me kripën dhe zemë një brumë pak më të butë se të byrekut të cilin e punojmë 5 minuta dhe e lemë të qëndrojë 30 minuta. Bëjmë 3 palosje dhe e lëmë të qëndrojë sërish 30 minuta, këtë gjë e përsërisim 3 herë (ju mund të veproni edhe ndryshe duke e lënë brumin të qëndrojë 2 ose 3 orë derisa të trefishojë volumin). Brumin e ndajmë në 15 kuleçë dhe i lemë të qëndrojnë 15 minuta. Lyejmë me vaj sipërfaqen e punës dhe hapim me duar secilin kulaç në petë të vogla të cilave u kthejmë anësoret si bordura dhe i mbushim me mbushjen e përgatitur më parë duke përzier djathin e grimcuar me specat e grirë imët, piper, rigon, hudhër pluhur dhe majdanoz të grirë imët. I lyejmë me qumësht dhe i pjekim në 180 gradë për 20 – 25 minuta në furrë të parangrohur. JU BËFSHIN MIRË!