Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Torinos dhe Cagliarit.
Suedezi pësoi një lëndim gjatë fitores 3:0 ndaj Juventusit dhe sot iu nënshtrua testeve mjekësore.
Pioli konfirmoi se sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e mesjavës ndaj Torinos dhe nuk do të rikuperohet me kohë për t’u përballur me Cagliarin në ndeshjen e parafundit të sezonit.
“Lajmi i vetëm i keq është lëndimi i tij. Ai nuk do të jetë i gatshëm për nesër dhe të dielën ndaj Cagliarit. Të shohim se si shkojnë gjërat javën e ardhshme” – u shpreh Pioli.
Milani momentalisht pozicionohet në vendin e tretë dhe po “lufton” për tu kualifikua sezonin e ardhshëm në Champions League.
Comments are closed for this post.