Kjo pije, pos që është e shijshme, është aleat i shkëlqyeshëm i vijës trupore

Kur ju pihet diçka freskuese dhe e shijshme, por që ka edhe pak kalori, ky koktej nga shalqiri është ideal.

Përbërësit:

– 3 tre filxhanë shalqi të prerë të ngrirë (të pastruar nga lëvorja);
– gjysmë banane;
– lëng i një limoni;
– 5 kube akulli,
– sipas dëshirës shtoni disa fletë mente dhe mjaltë.

Përgatitja:

Përgatitja është më se e thjeshtë, të gjithë përbërësit qitni në blender dhe përzieni.

Shërbeni në gota të gjata të zbukuruara me mjaltë dhe me fletë nenexhiku.