Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim në krye të listës së gatimeve shqiptare janë petullat.
Tradita e hershme e gjysheve dhe nënave përsëritet brez pas brezi. Receta e petullave pavarësisht se pasurohet me përbërës të tjerë ajo mbetet përherë e gjithmonë më e preferuara.
Të shijshme, me sipërfaqen pakëz krokante dhe të buta nga brenda, nga fëmijëria e në çdo moshë ato tërheqin shijen e kujtdo.
Receta e Shijshme e Përgatitjes së Petullave të Shtëpisë
- 2 gota uji me miell
- 1 gotë uji me kos
- 1 kokërr vezë
- Gjysmë luge kafeje me sodë
- Vaj
- Pak kripë
- Majdanoz i freskët i grirë hollë
- Pak gjalpë (një lugë të vogël)
Përgatitja e petullave
Në një tas të madh hedhim vezën, kosin, kripën, majdanozin dhe pak gjalpë.
I rrahim fortë të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim miellin dhe sodën.
Vijojmë t’i rrahim fortë derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme.
Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe elastik
Hedhim vajin në një tigan, të cilin e vendosim në zjarr.
Kur vaji të jetë nxehur nisim të skuqim petullat.
Mund të përdorim një lugë gjelle për ndarjen e brumit për çdo petull.
Duhet të kujdesemi që largësia nga njëra tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet.
Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Përgatitja e kosit me hudhra
Për një person merret një gotë kos, hollohet me pak ujë, i shtohet pak kripë, një thelpi hudhër e shtypur, përzihen pak dhe në të shtohet disa petulla, sipër sipas preferencës mund ta spërkasni me pak gjalpë të shkrirë ose vaj ulliri apo edhe me pak piper të kuq pluhur.
Comments are closed for this post.