Sulmi me shigjetë dhe hark që la të vdekur pesë persona në Norvegji këtë javë ka gjasa të jetë shkaktuar për shkak të sëmundjes mendore të vrasësit, thotë policia.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, burri kreu sulmin të mërkurën në qytetin e vogël të Kongsberg.
Ky ishte edhe sulmi më i keq në Norvegji që kur ekstremisti i të djathtës ekstreme, Anders Breivik, masakroi 77 njerëz një dekadë më parë.
I dyshuari, Espen Andersen Brathen, një mysliman i konvertuar danez, tani është në paraburgim në një institucion mjekësor në pritje të një vlerësimi psikiatrik.
“Hipoteza më e fortë pas ditëve të para të hetimit është se sëmundja është në prapavijë”, tha inspektoi i policisë Per Thomas Omholt.
Megjithatë, policia po heton një sërë motivesh duke përfshirë “zemërimin, hakmarrjen, impulsin, xhihadin, sëmundjen dhe provokimin”, tha Omholt.
Ai shtoi se Brathen kishte pranuar vrasjet, por nuk e pranoi fajin.
Comments are closed for this post.