Personazhet e skenës shqiptare ndahen në dy kategori, ata që kanë ndryshuar tërësisht brenda 3-4 viteve dhe ata të tjerët, që janë thuajse njësoj, përveç ngjyrës së flokëve apo ndonjë kilogrami të marrë më shumë. Për shembull kur thua Ledina Çelo, nuk mund të mos mendosh për linjat e saj perfekte dhe pamjen gjithmonë të kuruar, sikur koha të kishte ndaluar për të.

Këngëtarja e njohur shqiptare e zhvendosur në Gjermani për të vazhduar jetën e saj të re, edhe pse është një nënë e dy fëmijëve, ka format t trupore dhe pamjen e një vajze të re. Por cili është sekreti i ish-përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovision? Sigurisht që gjenet bëjnë punën e tyre, të paturit një familje të bukur po ashtu ndihmon të jetosh më gjatë, por Ledina ka gjithashtu një sekret, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Bëhet fjalë për një maskë 100% natyrale, një nga ato maska që me siguri mamatë tuaja e përgatisnin gjithmonë në shtëpi, e të njëjtën gjë ka bërë edhe Ledina. Përbërësit janë super të thjeshtë dhe i keni të gjithë në shtëpi: mjaltë natyral, vaj ulliri dhe e bardhë veze. Kjo maskë ka veti hidratuese, ushqen lëkurën dhe ka një efekt të shkëlqyer lifting, kështu që provojeni edhe ju sa më parë.