Tërmeti me intensitet prej 2.9 shkallë Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 23:59 minuta në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës.

Rrjeti sizmik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, sonte, 13 mars 2021 në 23:59, regjistroi një tërmet me epiqendra në rajonin Tetovë-Gostivar 65 km në jugperëndim të Shkupit dhe me madhësi lokale Rihter ML2.9.

Sipas të dhënave të mëparshme, ky tërmet është ndjerë nga banorët e Mavrovës, Gostivarit, Tetovës dhe Kërçovës.