Meshkujt jo rrallë ndërpresin lidhjet, madje edhe kur e dinë që vajzën që e kanë pranë i ka të gjitha atributet e femrës së përsosur

Bukuria dhe mirësia ndonjëherë nuk janë të mjaftueshme që bandilli të qëndrojë pranë së dashurës së tij skofiare, ndërkohë disa gjëra të tjera e joshin të bëjë ndryshime rrënjësore dhe të ndërpresë lidhjen.

Arsyet janë të shumta, mirëpo tri sosh janë më të shpeshta.

Frikësohen se po humbin diçka

Vajza e përsosur është gjëja e shkëlqyeshme, mirëpo po ashtu shpejt edhe të bëhet monotone.

Meshkujve gjithmonë u duhet ndonjë sfidë, madje edhe nëse janë shumë të kënaqur me vajzën me të cilën janë në lidhje, shpesh nisen në drejtim të gabuar dhe kërkojmë komplikime aty ku nuk ka.

Dëshirojmë t’i impresionojnë miqtë

Sado që të tingëllojë si papjekuri, pikërisht për këtë shkak shumë femrave u thyhen zemrat.

Mashkulli mund të jetë plotësisht i kënaqur, mirëpo nëse miqtë gjithë kohës i sugjerojnë që patjetër duhet të shikojë pak përreth, nuk përjashtohet se do t’i dëgjojë, madje edhe nëse kështu vepron edhe kundër vullnetit të vet.

Sepse femrat i mërzisin së tepërmi

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me femrat të cilat vazhdimisht gjejnë vërejtje rreth imtësive, se sa edhe për faktin që nga meshkujt gjithmonë presin më të mirën.

Presin që të bëhen persona të mirë, që pranë tyre të ndryshojnë, që të heqin dorë nga një pjesë e vetja për të qenë të lumtura… Mirëpo, për shumicën e meshkujve kjo është shumë e mundimshme.