Policia greke tërhoqi zvarrë qindra migrantë që u mblodhën pranë qytetit të Selanikut, me shpresën për të hyrë në Maqedoninë e Veriut.

Përleshjet shpërthyen në Diavata, kamp migrantësh, pas thashethemeve në mediat sociale se kufiri për migrantë do të hapet.

Gazeta greke Kathimerini tha se dhjetëra migrantë po ashtu protestuan në stacionin hekurudhor të Athinës, Laris, duke shkaktuar pezullimin e shërbimit të trenave.

Sipas njoftimeve, disa migrantë jashtë kampit Diavata hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila më pas u përgjigj me gaz lotsjellës.

Mediat greke i përshkruan si “lajme të rreme” shkrimet në Facebook rreth planeve për një kalim të organizuar të kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Dhjetëra-mijëra migrantë mbeten në kampet e mbipopulluara në Greqi.

Ata kanë arritur atje masovikisht në vitet 2015-2016 dhe përfshijnë shumë afganë, sirianë dhe irakianë.

Në atë krizë, Gjermania ka pranuar mbi 800,000 azilkërkues.

E drejta ndërkombëtare ua jep të drejtën e azilit njerëzve që ikin nga lufta apo persekutimi.

Fluksi i migrantëve në Evropë ka rënë pasi Turqia ka arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropian për t’i ndaluar anijet e migrantëve në Detin Mesdhe dhe pasi vendet e Ballkanit kanë ndërmarrë kontrolle më të rrepta kufitare.