Mëngjesin e sotëm në lagjen Maxhari të Shkupit ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë situata është tensionuar dhe ka pasur përleshje me armë, transmeton Zhurnal.

Jozyrtarisht mësohet se incidenti ka ndodhur si pasojë e aksidentit rrugor. Sipas dëshmitarëve okularë dy persona kanë marrë lëndime trupore në këtë përleshje, përderisa ka zëra se një person ka humbur jetën.