Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më 04.02.2020, rreth orës 15:35 në SPB Shkup, është raportuar se në Haraçinë ka pasur përleshje me armë.
“A.A. (35), nga fshati Haraçinë ka denoncuar se derisa ka qenë duke ndenjur në oborrin e tij me F.A.(31) nga fshati Haraçinë, me veturë “Ford”, me targa të Shkupit ka kaluar SH.M.(36) dhe Sh.M. të cilët kanë gjuajtur në drejtim të A.A. dhe F.A., ndaj çfarë u janë përgjigjur njëjtë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Më tej shtojnë, se të lënduar nuk ka, por janë dëmtuar dy vetura, “Ford” dhe “Mercedes” dhe se punohet në zbardhjen e rastit.
Comments are closed for this post.