Para pak çastesh ne Reçicë të Vogël të Tetovës, pranë tregut të kafshëve një person rreth të dyzetave me iniciale SH.M është plagosur me armë zjarri e tipit pistoletë.
Personi që e ka plagosur, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka mbërritur pranë shtëpisë së të plagosurit me një veturë Mercedes, i cili pasi e ka thirrur të dalë jashtë, fillimisht janë fjalosur dhe më pas zënka ka degraduar në përplasje fizike.
Ky i fundit ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka plagosur shtetasin SH.M në këmbë. Ai më pas pas është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Tetovës ku dhe aktualisht ndodhet i shtruar dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorit.
Comments are closed for this post.