Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski në intervistë për Alsat, deklaroi se emri i tij përflitet si kandidat i mundshëm për kryetar në Qytetin e Shkupit, por për këtl do të vendosin organet e partisë.
“Jam i nderuar që figuron emri im. Jam i nderuar, edhe pse përgjegjësitë dhe energjitë e mia aktualisht janë të fokusuara drejt kryerjes së detyrës sime si ministër për të cilën paguhem. Askush nuk ka të drejtë të monopolizojë zgjedhjen. Përndryshe, unë personalisht jam i interesuar, por për këtë do të vendosë partia e më pas qytetarët”, ka deklaruar ministri Zllatko Perinski.
Comments are closed for this post.