E diela e Pashkëve është përgjakur në Sri Lanka, si pasojë e 6 shpërthimeve në tri kisha dhe në dy hotele.

BBC raporton se nga shpërthimet 100 persona jenë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, por pritet që numri i viktimave të rritet.

Autoritetet thonë se u raportua për 6 shpërthime, ndërsa në shënjestër kanë qenë tri kisha në Kochchikade, Katuwapitiya dhe Batticaloa, të gjitha në kryeqytetin Colombo.

Ngjarja ka ndodhur kur besimtarët filluan kremtimin e të dielës së Pashkëve.

Shpërthimet duket se kanë qenë të koordinuara, pasi kanë ndodhur rreth orës 8:45 sipas kohës lokale.

Ndërkohë mediet lokale raportojnë se në të njëjtën kohë, në kryeqytet, u goditën hotelet Shangri-La dhe Kingsbury.