Rrënja e trashë si dhe gjethet e rrepës (kur janë të reja) janë pjesët e ngrënshme të kësaj perimeje. Rrënjët e rrepave mund të jenë në formën e topit ose të zgjatura, në formën e një veze. Shija e kësaj perimeje është shumë e ngjashme me bishtin e lakrës.

Kjo bimë, e cila preferohet të përfshihet në dietën e përditshme qoftë në formë sallate, lëngu ose në gjellëza, është i mirë për rregullimin e sistemit tretës. Përbërësit që i përmban kjo perime ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji për 12,5 për qind.