Në periudhën prej vitit 2012 deri 2016 në Maqedoni nga kanceri i qafës së mitrës kanë ndërruar jetë 203 gra. Rezultatet e analizës së Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave, tregojnë se numri i grave të vdekrua nga kanceri në qafën e mitrës rritet çdo vit për gjashtë për qind.

“Edhe përkrah gejndjes alarmante, Ministria e Shëndetësisë ndan mjete dhe ju jep mundësi vetëm 28 për qind të grave të moshës prej 24 deri 60 vjeçare, për të bërë pa pagesë PAP-testin. Në periudhën prej vitit 2012 deri 2017, 56 për qdin e grave të moshës 24-60, nuk kanë qenë të ftuara të bëjnë testin PAP”, thonë nga Shoqata.

Ata shtojnë se është e nevojshme që të vendoset një program kombëtar për skanim të kancerit në qafën e mitrës, ku do të definohen në mënyrë precize kriteret dhe përgjegjësit e Ministris ësë Shëndetësisë dhe Fondit për sigurim pensional.

“Momentalisht edhe MSH edhe Fondi në mënyrë paralele parashikojnë aktivitete parandaluese për zbulimin e hershëm të kancerit në qafën e mitrës, pa komunikim dhe koordinim të ndërsjellë”, thonë nga Shoqata.