Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot e konfirmoi propozimin Orhan Ademi të jetë zëvendësdrejtor i ri i Entit Shtetëror për Revizion. Arben Isaku është propozuar anëtar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Në seancë nuk u debatua për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi, e cila është e mundur përbërjen e re ta fitojë nga Parlamenti i ardhshëm. Seanca u ndërpre para kësaj pike, por deputetja Ivana Tufekxhiq kërkoj nga kryetari i Komisionit Ilija Dimovski këtë javë të organizohet debat dhe të zgjidhen anëtarët. Tufegxhiq tha se kjo nuk duhet të varet nga zgjedhjet dhe se është e rëndësishme të kemi Komision të ri për antidiskriminim.

Dimovski, i cili theksoi se në këtë thirrje të dytë publike janë paraqitur kandidatë cilësor, tha se duhet të konsultohet me kryetarin e Kuvendit dhe me koordinatorët e grupeve të deputetëve në pikëpamje të dinamikës të mbajtjes së seancave, që të shihet nëse ka kohë të organizohet debat. Gjithashtu ai tha se do të konsultohet edhe nëse mundet kjo procedurë të vazhdohet me përbërjen tjetër parlamentare.

Komisioni vendosi edhe për shumë pika, por pasi nuk ka pasur propozime për anëtarë të disa komisioneve për ndarjen e çmimeve, zgjedhjen e tyre do ta bëjë përbërja e ardhshme kuvendore. Bëhet fjalë për çmimet “Mito Haxhivasilev Jasimin”, “Shën Klimenti i Ohrit” , “Nënë Tereza” dhe “11 Tetori”.