Për shkak të festës shtetërore 2 Gusht – Ilindeni, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë me itinerar të së dielës.

Siç informojnë nga NQP-Shkup, në kujdestari do të jenë tre sportele për bileta: te Qendra transportuese dhe Tregu i gjelbërt nga ora 7:00 deri në orën 19:30 dhe në Gjorçe Petrov nga ora 07:00 deri në orën 13:00.