Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka zbuluar faktin se përse kompania farmaceutike amerikane “Fajzer” (Pfizer) për prodhimin e vaksinës AntiCOVID-19 ka përjashtuar Maqedoninë e Veriut në kuadër të planit për furnizim me vaksina.
“Drejtpërdrejt kemi kontaktuar kompaninë dhe na pyetën se sa është tregu potencial konsumues. Kur i tham se kemi nën 2 milionë banorë, biseda shpejt përfundoi. Na thanë se kanë blerës me miliarda popull, tollovi, ashtu që na thanë se në këtë moment politikat e shitjes ishin që të mos bisedonin me shtetet që janë nën dy milionë banorë”, theksoi Pendarovski në emisionin “Klik Plus” në TV21.
Ai tha se këto biseda janë zhvilluar që para këtij viti të ri, kur kanë kontaktuar kompaninë, përcjell INA. Presidenti Pendarovski tha se mekanizmi KOVAKS dështoi dhe se shumë shtete evropiane nuk janë të kënaqura.
Kush është kompania Pfizer?
Kompania Pfizer është një kompani shumëkombëshe Amerikane e cila, sipas revistës Fortune në 2018 ishte ndërmarrja e 57 më e madhe nga 500 kompanitë më të mëdhatë në SHBA, sipas të ardhurave totale në vit. Aksionarët më të mëdhenjë financiar të Pfizer sot janë Grupi Vanguard me më shumë se 8% të aksioneve dhe kompania e lidhur me Soros, Blackrock me 7.7% të aksioneve, si dhe disa të tjera, por diku pak më tepër se 30%. Të tjerët janë aksionarë të vegjël.(INA)
Comments are closed for this post.