Kryetari Stevo Pendarovski në intervistë për ‘MKD.mk’ vlerësoi se qeveria teknike filloi të funksionojë në mënyrë të keqe.

“Qeveria teknike që nga momenti i parë, duke mos hyrë në atë se kush ka më shumë apo më pak faj, nuk veproi si ekip, thotë Pendarovski,.

Në intervistë, Pendarovski thotë se struktura politike më së pakti ofroi në gjyqësor edhe pse, sipas tij, gjendja në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut është pakrahasueshëm më mirë se nga viti 2016.

“Çka nuk ka tani, e kishte më herët dhe ku e shoh unë përparimin? Nuk ka asnjë indikator se politikanë kishin diktuar vendime gjyqësore, siç kishte raste me telefon nga lustrimi i gjykatësit deri te gjykimet politike. Nuk ka dëshmi se dikush porosit me telefon gjykim, nuk ka të burgosur politikë siç ishte rasti me Lube Boshkovskin, nuk ka gazetar në burg që është montuar të hyjë në burg për shkaqe politike si Kezharovski. Ky është përmirësim i pakontestueshëm, jemi larg vitit 2011, 2012, 2015, por në të njëjtën kohë shumë larg asaj që nënkupton standard evropian”, thekson presidenti.

Në pyetjen se si vlerësohet puna me opozitën, Pendarovski tha se komunikimi me partinë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nuk është në nivelin të cilin ai dëshironte të ishte.

“Refuzuan pjesëmarrjen në seancën e parë të Këshillit të Sigurisë me shpjegim trevial, kisha dy telefonata të shkurtra që atëherë lideri i partisë më të madhe opozitare, duke u marrë vesh për takim të ardhshëm të mundshëm, i cili nuk u mbajt asnjëherë. Domethënë një takim kishim këtu, në takimin e liderëve. Janë shumë të pakta kontaktet, nuk e vendosëm atë që e dëshirova që ta vendosim, kanal të komunikimit konstant ndërmjet neve.Nuk është me rëndësi se a duhemi ose jo, ne jemi këtu, jo me emrat dhe mbiemrat personalë, nuk është ajo pirje kafeje mes Hristianit dhe Stevos, por bëhet fjalë për kabinet të presidentit dhe kabinet të partisë dhe unë mendoj se kjo mund të sjellë vetëm përfitime. Komunikimi, edhe krahas përpjekjeve të mia, nuk ishte qa intensiv, i shpeshtë dhe cilësor. Detyra ime është, pasi paguhem nga paratë e të gjithë qytetarëve, të bëj përpjekje që edhe më tutje të bëj komunikim sa më të mirë të mundshëm, kushdo qoftë ai në atë rol të opozitës”, theksoi Pendarovski.