Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, sot nënshkroi dekretet për shpalljen e disa ligjeve të miratuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi sot miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike, Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik, Ligjin për Mbrojtje, Ligjin për Agjencinë për Shërbimet Audio dhe Audiovizuale, Ligjin për menaxhimin me rastet në gjykata, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Ligjin e inspektoratit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjin për urbanizim dhe gjelbërim.

Në lidhje me kërkesën e OBRM-PDUKM-së që Presidenti të mos nënshkruajë Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik, Pendarovski tha se eventualisht nëse ka ndonjë kundërshtim rreth kushtetutshmërisë së ndonjë ligji, çdo qytetar mund të paraqesë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ shtetëror kompetent.