Presidenti Stevo Pendarovski sot ka konfirmuar se para disa ditësh është paraqitur në ueb faqen për vaksinim duke shtuar se do të vaksinohet sipas planit shtetëror të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kuptohet se do të vaksinohem me vaksinën që do të jetë e në dispozicion . Këtë e them pasi ekzistojnë lloje të ndryshme të kontroversiteteve  për vaksinat dhe mund t’ju siguroj se gjithçka që është miratuar në vendin tonë nga autoritetet kompetent është e verifikuar. Të gjitha vaksinat që janë importuar dhe aplikohen tek qytetarët tanë janë 100 për qind të kontrolluara,  si të vaksinoheni në cilindo shtet evropian”, tha sot presidenti Pendarovski pas promovimit të pullës postare me rastin e 100 vjetorit nga lindja e Bllazhe Koneskit.