Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për mediumin BGneës në Bullgari ka folur për marrëdhëniet e vendit me Bullgarinë dhe të mirat që Maqedonia i merr nga bashkëpunimi me shtetin fqinj.

“Unë mendoj se marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë na ka liruar nga një barrë e rëndë dhe na ka larguar nga një politikë autoritare me fqinjët. Maqedonia me këtë marrëveshje e ka kapur një dorë miku që e ndihmon për të dalë nga izolimi” ka thënë Pendarovski mes tjerash.

Ai gjithashtu, ka kritikuar edhe Nikolla Gruevskin, pasi sipas tij, Maqedonia është sjellë egër me Bullgarinë dhe ka vazhduar politikën e Jugosllavisë ndaj Bullgarisë.