Edhe bashkëshorti i Tunës menzi po e pret publikimin e albumit të saj.
Tuna po sjell album pas shumë kohësh. Këngëtarja ka vendosur që ta emërojë albumin e saj ‘Fortuna’, ndërsa më 8 mars do ta publikojë atë me një koncert të madh ‘live’ në Filharmoninë e Shkupit, shrkuan Gazeta Express.
Albumi me shtatë këngë, ndër të cilat dy janë bashkëpunime me Armend Rexhepagiqin dhe Yll Limanin, menzi po pritet të dalë nga fansat e këngëtares.
E ndër personat që po pret me padurim albumin të publikohet është edhe bashkëshorti i Tunës, Patris Berisha.
Patrisi me anë të një postimi ka shkruar: “Më në fund’ duke i vënë një zemër fotografisë zyrtare të albumit.
Tuna dhe Patrisi janë të martuar edhe kanë një djalë të cilin mjaft shpesh e shfaqin në rrjetet sociale.
Comments are closed for this post.