Kryeministri Rama konfirmon se një nga temat e bisedës me Merkel ishte edhe nisja e punës për të bërë të mundur njohjen e patentateve shqiptare në Gjermani.

Ai shtoi se në muajin mars vjen enkas për këtë gjë, një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave.

Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave.

Por Rama dha edhe një tjetër lajm, me rëndësi edhe për njohjen e patentave shqiptare në Greqi.

Procedura, shtoi Rama do të futet në javët në vijim në parlamentin grek për tu miratuar zyrtarisht

Nga ana tjetër, meqë jemi tek kjo temë, jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona