Trupi jonë është i ngarkuar me toksina pasi ato gjenden në ajër ujë dhe në ushqimet që ne konsumojmë. Për këtë arsye duhet të kujdesemi për trupin tonë dhe më poshtë është një recetë e vjetër!

Mjaltë, Uthull Dhe Limon, Receta e Pastrimit Të Organizmit

Kjo është receta e një lëngu krejt natyral me veti pastruese të gjakut dhe të gjithë organizmit nga toksinat.

Përbërësit:
1 gotë ujë i vakët ose i ngrohtë,
2 lugë gjelle uthull molle
2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji xhenxhefil të grirë,
Çerek luge çaji kanellë
1 majë luge çaji spec djegës të kuq
1 lugë çaji mjaltë.

Përgatitja:
Hidhini të gjithë përbërësit në ujë dhe pijeni menjëherë. Përveç se pastron gjakun dhe organizmin nga toksinat, ky lëng ju jep gjallëri dhe energji të menjëhershme. Toksinat janë përgjegjëse jo vetëm për plogështinë, humorin e keq dhe fryrjen ndaj ky lëng ju shërben në disa fronte. Uthulla e mollës ka aftësinë të përmirësojë metabolizmin dhe të pastrojë mëlçinë, gjakun dhe sistemin limfatik. Lëngu i limonit ka një efekt alkalin dhe rregullon nivelet e pehashit në organizëm. Ai luan jo vetëm një rol pastrues por i bën mirë edhe lëkurës për shkak të pranisë së vitaminës C. Kanella, speci djegës dhe xhenxhefili, luftojnë inflamacionin dhe bëjnë mirë për rënien nga pesha. Mjalti nga ana tjetër shërben jo vetëm për ëmbëlsi por edhe e fuqizon trupin me antioksidantë që luajnë efekt mbrojtës afat-gjatë dhe të qëndrueshëm ndaj toksinave.